This post is also available in: Deutsch English Français Italiano Español Português Türkçe Hrvatski
Shtëpia ime duhet të shitet! Çka duhet të bëj?
Gjithnjë e më shpesh në qytetin tonë, shtëpitë që jepen me qera i ndërrojnë pronarët me çmime spekuluese që më vonë të bëjnë përmirësime luksoze ose të rrënohen tërësisht. Por edhe pa u shitur pasojnë renovime gjithnjë e më të shpeshta ose largimet nga banesat. Banesat me qira te arsyeshme shndërrohen në banesa me qiraxhi pronarë ose pas renovimeve me qira te larta. Hapësira e banimit bëhet si mjet fitimi. Vetëm një numër i vogël i banuesve i goditur nga kjo dukuri arrijnë të mbrohen apo kundërshtojnë.
Parapërgatitja e blerjes kolektive të shtëpive
- Kontaktimi me pronarët
Që shtëpitë të mundë të blihen në tregun aktual të banesave, pa qenë e detyrueshme ngritja qirasë me çmime të pa pagueshme, kontakti me shitësit apo shitëset është vendimtarë. Kështu është e mundur të zhvillohet një simpati. Thuani mendimet tuaja njëri tjetrit dhe bisedoni bashkërisht rreth pyetjeve për shtëpinë. Nëse ju jepet mundësia atëherë i rrëfeni pronarit të shtëpisë dëshirat tuaja, tregoni atij se dëshironi te banoni sam e gjate qe eshte e mundshme në këtë shtëpi duke përmendur mundësinë që shtëpia të kalon në pronë të përbashkët me banuesit-qiraxhinjtë tjerë të shtëpisë.Nëse kjo nuk është e mundur, keni parasysh të gjeni rrugë për të ushtruar kërkesa dhe presion mbi pronarët (shihe më gjerësisht)
- Marrëveshje-pazare me kohë
Nëse pronari i shtëpisë ia dorëzon shitjen një tregtari-fituesi, shpeshherë është vonë: Shtëpia do të del në shitje me një çmim spekulues shumë të lartë me ç’rast bëhet e vështirë të kalohet në prone të qiraxhinjve.
Kujdes ju lutemi: Kjo nuk është e vetmja mënyrë se si ju shkojnë punët në rast kërcënimi me humbjen e hapësirës banuese. Shumë shoqata të banorëve e kanë fituar përsëri hapësirën e tyre të banimit me kushte të volitshme pas shumë viteve ankimesh dhe përpjekjesh.
- Vetorganizimi
Bisedoni me palët tjera lidhur me mendimet dhe nevojat tuaja. Si qëndrojnë ata ndaj blerjes së mundshme dhe zgjidhjes së udhëheqjes së përbashkët? Te cilët fqinjë gjeni përkrahje dhe bashkemendim? Nëse të gjithë bashkërisht ia mësyni të njëjtit qëllim, sukseset e parapara janë më të mëdha.
- Të hollat (paratë)
Është për keqardhje por shtëpitë nuk mundë të merren falas. Lidhur me këtë duhet të mendohet: Sa para mundë të mblidhni si pronarë-qiraxhi të përbashkët? A keni farefis apo miq të cilët mundë të ju ndihmojnë duke u dhënë hua?
- Kërkesë për ndihmë
Nëse situata vështirësohet ngadalë? Nuk i keni të qartë më hollësitë e pagesës? Ju nuk mundeni gjithë këte ta paramendoni? Ka imtësira burokratike, të cilat e kalojnë kuptueshmërinë tuaj? Ne ju këshillojmë dhe ndihmojmë me gjithë dëshirë.Ne do t’ua sqarojmë mundësinë e parë dhe themelore të si të ndihmoni vetveten dhe kuptimin e udhëheqjes së përbashkët si dhe hapat e pare për blerjen e përbashkët (kolektive) të shtëpisë.
Ne do të shohim dhe përfundojmë se a mundë të ket një ardhmëri të përbashkët. Parimisht ne jemi të hapur për shtëpia të reja të cilat bashkarisht me sindikatën e shtëpive me qira duan të udhëhiqen si shoqatë.
Këshillimet janë vetëm në gjermanisht, frengjisht, italisht dhe anglisht. Nëse doni këshilla në gjuhë tjera, ju lutemi të sillni me vete një përkthyes.
Kontakti: beratung@mietshaeusersyndikat.ch
Duhet të jeni i futur që të postoni një koment.